BIOPLASTIKA! Nxënësit zëvendësojnë plastikën me përbërës natyralë. Zgjidhja që erdhi nga një dokumentar

Nxënësit e klasës së 10-të në shkollën “Kristaq Rama” kanë zhvilluar një projekt inovativ për krijimin e bioplastikës, një material që mund të zëvendësojë plastikën. Ky material mund të përdoret për të paketuar produkte të ndryshme apo për të bërë qese, duke u shndërruar në një alternativë miqësore me mjedisin.

Me një recetë të thjeshtë që përfshin niseshte, glicerinë, uthull dhe ujë, nxënësit e klasës së 10-të në shkollën “Kristaq Rama” kanë krijuar një material që mund të përdoret për paketim ose për prodhimin e qeseve, duke shmangur plastikën tradicionale që ndot mjedisin dhe dënon tokën.

Ata thonë se ky material është më inovativ dhe natyral.

Gjithë ideja nisi nga një dokumentar.

Thonë se materiali që kanë ndërtuar mund të përdoret për të paketuar produkte të ndryshme apo për të bërë qese, duke u shndërruar në një alternativë miqësore me mjedisin.

Projekti i tyre tregon një angazhim serioz të të rinjve për ruajtjen e ambientit dhe përdorimin e teknologjive të qëndrueshme, duke dhënë një mesazh të fortë për nevojën e ndërgjegjësimit dhe veprimit ndaj ndotjes plastike.

EMISIONET