Bertrand Russell: Çfarë i bën frika njeriut?! 

Bertrand Russell: Çfarë i bën frika njeriut?! 

“Një herë pashë një takim thjesht psikologjik midis një Danezi të Madh dhe një koteleje tre javëshe. Kotelja qëndroi në tokë, pështyu dhe fërshëlleu. Çfarë ndodhi në mendjen e qenit hardall do të pyesni ju? Nuk e di, por ai u soll sikur të mendonte se kotelja kishte mbrojtje të mbinatyrshme. Pasi nguli sytë për pak, ai futi bishtin midis këmbëve dhe u largua si i mundur. 

Nëse keni aq guxim sa kjo kotele, shton Russell, do të gjeni brenda vetes forcë të mjaftueshme për t'ju kundërvënë një agresioni të madh, tolerimi ndaj të cilit e sigurtë do t'u bëjë të vuani.

Frika e bën njeriun të pamatur në tre drejtimet kryesore të sjelljes njerëzore: marrëdhëniet e tij me natyrën, 

marrëdhëniet e tij me njerëzit e tjerë dhe... 

marrëdhëniet e tij me veten. 

Frika është një reagim që ne ndajmë me kafshët. Ajo është e papërpunuar dhe e pakëndshme. Ndonjëherë i shërben qëllimeve të vetë-ruajtjes, por ndonjëherë bën krejt të kundërtën.” përfundon filozofi.

EMISIONET