ARTI SHQIPTAR NË ZI/ Shuhet në moshën 66-vjeçare aktori Naun Shundi

ARTI SHQIPTAR NË ZI/ Shuhet në moshën 66-vjeçare aktori

Naun Shundi, aktori dhe regjisori i njohur shqiptar, ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë.

Prej disa javësh, Shundi ishte nën kujdesin e mjekëve, ndërsa një ditë më parë bashkëshortja e tij kishte bërë të ditur se gjendja e tij shëndetësore kishte marrë një kthesë jo të favorshme, duke i bërë thirrje miqve dhe dashamirësve që të mos kontribuonin më financiarisht.

Shundi ka kaluar mbi 46 vite në Teatrin Kombëtar shqiptar dhe është konsideruar një nga figurat kryesore të skenës shqiptare. Ai ka interpretuar mbi 100 role në teatër dhe rreth 20 role në film, duke kontribuar në pasurimin e dramaturgjisë shqiptare dhe duke u bërë mentor për shumë artistë të rinj.

Ai gjithashtu ka themeluar Teatrin e parë privat në Shqipëri, “Zonja e Bujtinës”, një platformë për shfaqje eksperimentale dhe promovim të talenteve të rinj.

Në vitin 2021 nisi projektin “Il commissario daltonico a teatro”, një shfaqje që kombinonte humor, mister dhe absurditet, por projekti u pezullua për shkak të problemeve shëndetësore.

Kush ishte Naun Shundi?

ARTI SHQIPTAR NË ZI/ Shuhet në moshën 66-vjeçare aktori

1977 diplomohet regjisor në shkollën e Mesme të Kulturës. Në 1983 diplomohet aktor në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve). Emërohet aktor në Teatrin Kombëtar. Në 1985 transferohet si regjisor në Pallatin e Kulturës “Dardania” në Bajram Curri. Në 1986 rikthehet në Teatrin Kombëtar.

Në 1989 vlerësohet si Aktori më i mirë në Olimpiadën Teatrore për rolin më të Mirë, Jovan Bregu në “Pallati 176”.

1993-2000 emërohet Pedagog i mjeshtërisë së aktorit, regjisurës dhe fjalës artistike në degën e regjisë, Akademia e Arteve.

1995 – Specializim për regji pranë Teatrit Kombëtar Bukuresht dhe Katedrës së Regjisë në Akademinë e Teatrit e të Filmit në Bukuresht.

Deri sot, aktor në Teatrin Kombëtar të Shqipërisë.

Rolet:

Ka kryer rreth 60 role prej të cilave mund të përmendim:

1983 – “Përballë vetes” (Ruzhdi Pulaha, Dhimitër Pecani)

1989 – Linke – “Kryqi i Bardhë “ (Breht, Kumbaro)

1990 – Çezari – “Natë me hënë” (Budina)

1991 – Luixhi – “Zgjimi” (Marko, Budina)

1991 – Ezopi – “Ezopi” (Figereida, Pecani)

1992 – Aldo – “Kush vjedh një këmbë, ka fat në dashuri” (Fo, Kutali)

1992 – Shtefan – “Loja e Pushimeve” (Sebastian, Kutali)

1993 – Fando – “Fando e Lis” (Arrabal, Qiriaqi

1993 – Urani – “Zoti godet me putër” (Bezhani, Kame – Teatri Bylis-Fier)

1994 – Martin – “Këngëtarja tullace” (Jonesko, Qiriaqi)

1995 – Bepe, Damian – “Oportunesku” (Mushatesku, Manolesku)

1995 – Skulptori – “Tiranozauri” (Trebeshina, Kame)

1996 – Aktori – “Në katin e dytë është parajsa” (Bezhani)

1998 – “Kopshti me dallendyshe” (Babis Cilkiropulos, Kiço Londo – Teatri Kombëtar)

1999 – Doktori Arshambo – “Darka e të marrëve” (Kame)

“Frike dhe mjerim në rajhun e tretë” (Breht)

“Si e mposhta Musolinin” (Haqif Mulliqi)

“Jo të gjithë hajdutët vijnë për të vjedhur” (Breht, Publimedia)

“Shtrigat e Salemit” (Spiro Duni, Teatri Kombëtar)

2006 – “Drejt perendimit”

2007 – “Kontrata” (Mrozhek)

2008 – “Fishkëllime në errësirë” (Spiro Duni)

Film i Fatmir Koçi-t, “Berberi”

“Darka e gabuar” (Fatos Haxhiraj)

“Zoopark” (Milto Kutali)

“Mysafiri i mallkuar” (Ilir Bezhani)

2010 –“Një tablo absurde” (Hysi, Milto Kutali)

2012 “Ëndrra e Ismail Qemalit” në rolin e Faik Konicës (Spiro Duni, Teatri Kombëtar)

2012 – “Henry IV (Globe to Globe, World Shakespeare Festival 2012)

2014 – “Liri në Bremen” (Fassbinder – Teatri Kombëtar)

2016 – “Tri Motrat“ (Teatri Kombëtar)

EMISIONET