Arti i grafitit/ Të rinjtë prezantojnë punën e tyre, kërkojnë mbështetje nga institucionet

Për shumë kohë këta djem e kanë ushtruar artin e grafitit në fshehtësi.

Të dielën vendosën që punën e tyre t`ua prezantojnë qytetarëve.

“Duke e parë që grafiti është një art ilegal, po synojmë ta bëjmë më publik, duke ia hequr at titullin art rruge dhe duke e sjellë në forma më të bukura urbane."

Përmes ngjyrave, shkrimeve e personazheve kërkojnë që të përcjellin mesazhe të rëndësishme për shoqërinë.

Përmes këtij organzimi synojnë që t`i japin hov zhvillimit të artit të grafitit, ushtruesit e të cilit në Shqipëri numërohen me gishta.

“Synojmë ta shpërndajmë sa më shumë këtë lloj arti. është diçka pozitive që të jep shumë ndjesi të mira.”

Mes të rinjve thonë se kanë gjetur edhe talente ndaj iu bëjnë thirrje institucioneve që të promovojnë ata që e duan artin.

“Ka goxha njerëz të talentuar në Shqipëri që mund të tilla gjëra, duhet thjesht pjesa e promovimit që të shfaqin vetveten.”

Në Shqipëri grafitet janë një fenomen i ri edhe pse vitet e fundit kanë filluar të shtohen në mjediset urbane./Ora News/ 

EMISIONET