"Çamëria një zë që duhet dëgjuar", promovohet libri i Petrit Begatit, bën thirrje për mbrojtjen e kauzës çame
Dokumente dhe fakte historike sjellë diplomati Petrit Begati në librin e tij “Çamëria një zë që duhet dëgjuar”. Në promovimin e librit ai shprehu pakënaqësi për angazhimin e politikës në lidhje me mbrojtjen e kësaj kauze kaq të rëndësishme për shqiptarët e Çamërisë.
Diplomati shqiptar Petrit Begati, që mbrojtjen e kauzës Çame për shkak edhe të origjinës e ka pasur mision të jetës, promovoi të premten librin “Çamëria një zë që duhet dëgjuar”.
Në mesin e historianëve dhe studiuesve ai shfaqi pakënaqësi për angazhimin e politikës shqiptare në zgjidhjen e kësaj çështjeje delikate.
"Prisja që të vazhdojë qoftë edhe me largimin tim, çuditërisht dëgjoj "tam-tame" se përsëri çamët nuk ekzistojnë. Kjo lojë ping-pongu që padashur ne e lejojmë këtë akuzë të përdoret vend e pa vend," tha ai.
Kryetari i Akademisë “Studime për Çamërinë” Tahir Muhedini u shpreh se politika që deri më tani ka qenë inekzistente duhet të zgjohet.
"Si shteti shqiptar, si politika, si gjithë shoqëria shqiptare duhet të jetë kontribuuese për zgjidhjen e çështjes çame. Akademia ka marrë përsipër në mënyrë shkencore të hulumtojë për zgjidhjen e çështjes çame," tha Muhedini.
Ish-Presidenti Alfred Moisiu tha se nuk duhet hequr dorë nga gjetja e të drejtës për Çamërinë.
"Ne duhet të edukojmë rininë dhe edukimi bëhet nëpërmjet librave. Në radhë të parë kam një kritikë nga organizatave të Çamërisë, duhet bashki," tha Moisiu
Libri “ Çamëria një zë pqë duhet dëgjuar” sjellë ndër faqe dokumente dhe fakte historike ndërsa shërben edhe si udhërrëfyes për të kuptuar dhimbjen e shqiptarëve të Çamërisë që historia nuk ua ka kursyer vuajtjet.

