Gazetarja Admirina Peçi tregon sesi lindi ideja për dokumentarin kushtuar gazetarit Xhemal Farka
Gazetarja, Admirina Peçi e ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News tregoi se si lindi ideja për dokumentarin për gazetarin Xhemal Farka.
Peçi: Është interesante në fakt pasi prej vitesh merrem me krimet e komunizmit dhe me shumë histori të kësaj natyre.
Histori që për fat të keq kanë djegur shumë intelektualë të këtij vendi pas 45’ e deri në fund të regjimit komunist.
Dhe mes shumë historive kisha hasur diçka për historinë e Xhemal Farkës dhe më intrigoi shumë profesioni i tij pra që ishte një gazetar i rangut tonë.
Dhe thoja me vete si ka mundësi që ne jemi në vitin 2022-2023 dhe nuk dimë asgjë për një gazetar që është pushkatuar nga regjimi komunist.
Dhe një gazetar i shkëlqyer.

