A mund ta dojë një nënë tepër djalin e saj? Regjisori Mehmet Xhelili rrëfen “prapaskenat” e shfaqjes “Nëna”

Prej pak ditësh në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental ka nisur premiera e shfaqjes “Nena”.

Bëhet fjalë për veprën e dramaturgut francez Florian Zeller, i cili deri ne vitin 2010, përfundoi një trilogji të veprave teatrore që përfshinin “Babai”, “Biri” dhe “Nëna”, ka në qendër të saj dramën e nënës, me sëmundjen, krizën dhe dhimbjen.

Veprën teatrore e sjell në skenë regjisori i njohur Mehmet Xhelili dhe në role janë një kast e zgjedhur aktorësh të teatrit tone, ku dominon me rolin sfidues fizik dhe emocional aktorja dhe regjisorja Ema Andrea.

A mund ta dojë një nënë tepër djalin e saj? Pasi i ke dhënë gjithçka familjes, a është tradhti largimi i fëmijëve?

Këtyre pyetjeve iu përgjigj në studion e lajmeve në “Ora News” vetë regjisori Mehmet Xhelili, i cili theksoi se shfaqja “Nëna” trajton dedikimin e plotë të saj për familjen, duke harruar edhe veten dhe pasi fëmijët janë rritur dhe kanë jetën dhe dashuritë e tyre, e lënë atë vetëm në një botë që po shkërmoqet rreth saj.

Me këtë shfaqje goditëse, Xhelili sjell një spektakël të vërtetë duke bere publikun te përjetoje se si është të kesh mendjen plotësisht te copëtuar.

lili saraçi mehmet xhelili

EMISIONET