81 vjetori i çlirimit të kryeqytetit/ Shoqata Tirana përkujton 38 intelektualët e vrarë nga komunistët
Në 81 vjetorin e çlirimit të kryeqytetit, Shoqata Tirana përkujtoi 38 intelektualët e vrarë më 16 nëntor 1944 nga komunistët, në vigjilje të lirisë.
Ceremonia përkujtimore u pasua nga një konferencë shkencore, që bëri familjarë të intelektualëve të vrarë me ish të përndjekurit politik të regjimit dhe studiues.
Eleminimi i 39 intelektualeve, akademike, juristë, ushtarakëve e njerëz të fesë, që u vranën nga tetori në nëntor të vitit 1944 është cilësuar si ditët e terrorit komunist.
Drejtuesit e shoqatës Tiranë, theksuan se kjo datë shërben jo vetem si kujtesë e së kaluarës, por edhe si reflektim mbi vlerat e lirisë, sakrificës dhe unitetit.
Roli i Tiranës dhe historinë e rezistencës anti fashiste dhe detyrimi i kryeqytetit për të nderuar e respektuar të gjitha ata që jetuan e vdiqën për paqen e zhvillim ishin në qendër të aktivitetit.

