7 vite nga Shenjtërimi, Dom Mark Pashkja: Nënë Tereza arriti të thyente çdo barrierë politike, ideologjike, apo edhe vetë fetare

Sot është Dita Ndërkombëtare e Bamirësisë, e shpallur në nder të Nënë Terezës, si dhe me qëllimin për të sensibilizuar dhe mobilizuar njerëzit, OJQ-të dhe palët e interesuara në mbarë botën për të ndihmuar të tjerët përmes aktiviteteve vullnetare dhe filantropike.

Data e 5 shtatorit u zgjodh për të përkujtuar përvjetorin e ndarjes nga jeta të Nënë Terezës së Kalkutës, e cila mori Çmimin Nobel për Paqen në vitin 1979 “për punën e ndërmarrë në luftën për të kapërcyer varfërinë dhe vuajtjet, të cilat gjithashtu përbëjnë një kërcënim për paqe.”

Lidhur me misionin e Shenjtores me origjinë shqiptare Dom Mark Pashkja, Zëdhënësi Ipeshknore të Shqipërisë në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora News”, sqaroi se Kungumi i Nënë Terezës ka ndodhur 7 voite më parë në datën 4 shtator, por tha ai, duke qenë se Bota vendosi ta vlerësojë atë me një Ditë Ndërkombëtare të Bamirësisë, atëherë edhe shteti shqiptar iu bashkua kësaj date.

“Jemi 7 vite nga Shenjtërimi, pra nga ngritja e saj në nivelin e shenjtërisë. Sigurisht që brenda Kishës është një ecje e përcaktuar për të gjithë të Shenjtit, dhe pikërisht edhe Nënë Tereza më 4 shtator të 7 viteve më parë u shenjtërua dhe me 5 shtator që është dhe përkujtimi i Nënë Terezës në të gjithë botën.

Kujtojmë se Nënë Tereza ishte një njeri që arriti të tejkalonte në mënyrë të jashtëzakonshme kufijtë në një kohë që siç e dimë e gjithë bota ishte e ndarë nga perdja e hekurt.

Nënë Tereza u bë personi që arriti të thyente çdo barrierë edhe politike, edhe ideologjike me shembullin dhe ideologjinë e saj. Ajo arriti të dilte të themi kështu edhe jashtë besimit katolik, ku qëndronte dhe frymëzimi, jeta dhe shenjtnimi i saj për të qenë një person me anë të së cilës identifikoheshin dhe në fakt u identifikuan të gjithë popujt, besimet dhe shtresat njerëzore”, u shpreh Dom Mark Pashkja.

Zëdhënësi Ipeshknore të Shqipërisë u shpreh nga ana tjetër se marrëdhënia e shtetit shqiptar dhe vetë Shqipërisë ndaj Nënë Terezës është një marrëdhënie mjaft komplekse.

“Kur themi shtetin shqiptar duhet të kemi parasysh shtetin e Republikës së Shqipërisë. Në një kohë kur çdo shtet kërkonte ta bënte të vetën apo të merrte diçka nga ajo, ne duhet ta kishim pranuar në kohën e diktaturës. Ajo nuk lejohej të vinte në Shqipëri nga sistemi komunist. Edhe pas viteve ’90-të kur ajo zhvillonte një diplomaci më të butë ne duhet të kishim përfituar më shumë nga ajo”, tha ai.

lili saraçi dom mark pashkja

EMISIONET