4 tetori Dita Botërore e Kafshëve

Dita Botërore e Kafshëve është një ditë ndërkombëtare për veprim në mbrojtje të të drejtave dhe mirëqenies së kafshëve, që festohet çdo vit më 4 tetor, në ditën e shën Françeskut të Asizit, shenjtit mbrojtës të ekologjisë dhe kafshëve, duke e lidhur kështu rëndësinë e respektit dhe kujdesit për të gjithë qeniet e gjalla me traditën dhe besimin shpirtëror.
Dita Botërore e Kafshëve u festua për herë të parë më 24 mars 1925 në Gjermani.
Ajo u iniciua nga Heinrich Zimmermann, i cili organizoi festimin e parë në “Pallatin e Sporteve” në Berlin, ku raportohet se morën pjesë mbi 5 000 njerëz.
Që atëherë, mijëra aktivistë pasionantë për kafshët kanë marrë pjesë në festimet e Ditës Botërore të Kafshëve.
Mijëra aktivistë dhe dashamirës të kafshëve kanë marrë pjesë në aktivitete të ndryshme për të promovuar kujdesin, mbrojtjen dhe të drejtat e kafshëve.
Sot, Dita Botërore e Kafshëve mbështetet nga më shumë se 90 ambasadorë të cilët punojnë për të rritur ndërgjegjësimin mbi çështjet e kafshëve në më shumë se 70 vende të botës.
Kjo ditë nuk është thjesht një festë, por një thirrje për veprim dhe reflektim mbi mënyrën se si ne trajtojmë dhe kujdesemi për shokët tanë më të vegjël dhe shpesh më të pafajshëm në planetin tone.


