39 filma nga 25 vende të botës në edicionin e 11-të të Festivalit “DEA OPEN AIR”

39 filma nga 25 vende të botës në edicionin e 11-të të

Edicioni i njëmbëdhjetë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit DEA OPEN AIR, i cili do të zhvillohet në kryeqytet në datat 9-13 qershor 2024, do të vijojë traditën e ofrimit të programit të tij në katër seksione.

Në garë për çmimet DEA komisionet e përzgjedhjes paraprake kanë  përfshirë në program 39 filma nga 25 vende të botës, të ofruar në tre konkurrime dhe një program special, të cilët ndiqen dhe vlerësohen nga tri juri profesionale.

Themeluesi i festivalit, Edmond Topi tha në konferencën për shtyp se “edicioni i 11-të tenton të ketë një risi të vetme përveç programit. Ne do t’i kthehemi Open Air në amfiteatrin e  Akademinë e Arteve, por do t’i rikthehemi edhe Sarandës”.

Drejtoresha artistike, Mirela Oktrova u shpreh se “është interesante se këtë vit ajo që kanë shqetësuar autorët janë sfidat e forta të njeriut dhe komunitetit qofshin sfida profesionale, ekzistenciale, kulturore e kështu me radhë, por edhe përballja me pandemitë apo të me përplasjet e kulturave”.

39 filma nga 25 vende të botës në edicionin e 11-të të

Në seksionin e filmit me metrazh të gjatë konkurrojnë filmat: “Djali i Diskos” (Disco Boy) – Giacomo Abbruzzese, Itali, Francë, Belgjikë, Poloni 2023; “Dulçinja” (Dulcinea) – Artur Serra Araújo, Portugali 2023; “Qingji i nënës” (Mommy’s Lambie) – Umut Evirgen, Turqi 2023; “Kretsul” – Alexandra Likhacheva, Moldavi 2023; “Okarina” – Alban Zogjani, Shqipëri 2023; “Gripi” – Felix Schaefer, Gjermani 2021.

Juria e filmit me metrazh të gjatë, e përbërë këtë vit nga: Frank Döhmann (kryetar – Gjermani), Chema González (anëtar – Spanjë), Ylli Pepo (anëtar – Shqipëri), Marco Morini (anëtar – Itali), Naser Shatrolli (anëtar – Kosovë) ndjek Programin e Filmit me Metrazh të Gjatë dhe akordon çmimet DEA për: Filmin më të mirë, Regjinë më të mirë, Skenarin më të mirë, Fotografinë/Kameran më të mirë dhe Aktorin/Aktoren më të mirë në rol kryesor në Filmin me Metrazh të Gjatë.

Në seksionin e filmit të shkurtër konkurojnë filmat: “4 stinët” (4 Seasons) – Bujar Alimani, Jonida Koçi, Shqipëri 2024; “Një fëmijë” (A child) – Bekim Guri, Kosovë 2021; “Poezi për fundin e verës” (A summer’s end poem) – Lam Can-zhao, Kinë 2024; “Bolour” – Helia Behrooz, Iran 2023; (Vezë” Eggs) – Shinyoo Kang, Koreja e Jugut 2023; “Lojë për fëmijë” (Kids game) – Bernabé Rico, Spanjë 2022; “Zakone të mira” (Le buone maniere) – Camillo Espozito, Itali 2021; “I vogël” (Little) – Meka Ribera, Álvaro G. Company, Spanjë 2023; “Marta” – Aleksandra Zhukova, Gjeorgji 2023; “Kryevepër” (Masterpiece) – Valentin Dielli, Serbi 2023; “Në mal” (On The Mountain) – Anya Raza, SHBA 2024; “Pura” – Carmen Méndez, Spanjë 2024; “Psherëtima të heshtura” (Silent Sighs) – Meryem Jabbour, Marok 2024; “Motrat” (Sisters) – Jordi Sanz Angrill, Spanjë 2023; “Ende këtu” (Still here) – John Graham, Kanada 2024; “Akuariumi” (The Aquarium) – Gianluca Zonta, Itali 2024; “Zemra e pelikanit” (The heart of pelican) – Elise Mc Leod, Francë 2023; “Vastago” – David Luque, Spanjë 2022; “Violinisti” (The violinist) – Saimir Bajo, Albania 2024.

Në seksionin e filmit studentor ofrohen filmat: “Sera” (Greenhouse) – Lira Keramari, Greqi 2023; “Rreth meje” (About me) – Maryam Tarami, Holandë 2023; “Larg lagjes së vjetër” (Chip off the old block) – Alina Serebryakova, Federata Ruse 2023; “Mikrobi” (Germ) – Lilyana Alexandrova, Bullgari 2023; “Turp” (Shame) – Sona Sahakyan, Armenia 2023; “Më pranë” (Closer) – Santiago Rivero, Letvia 2023; “Katja shkruan” (Katya writes) – Olga Gagarina, Federata Ruse 2023; “Bifteku” (The steak) – Kiarash Dadgar, Iran 2023; “Murmuritja e Melodisë” (Melody’s Murmur) – Fabio Barber, Spanjë 2023; “I pistë” (Dirty) – Iván Sitz, Spanjë 2023; “Zoom” – Emir Akarsllan, Turqi 2024.

Programet e filmit të shkurtër dhe studentor ndiqen nga juria e filmit të shkurtër dhe studentor, e përbërë nga: Ismail Kasumi (kryetar – Maqedoni e Veriut), Branka Bešević Gajić (anëtare – Kroaci), Blerdi Malushi (anëtar – Kosovë), e cila akordon çmimet: DEA për Filmin e Shkurtër më të Mirë dhe DEA për Filmin më të Mirë Studentor.

Nga këndvështrimi i kontributit të tyre shoqëror, filmat e ofruar vlerësohen edhe nga Juria e Medias, e cila këtë vit përbëhet nga: Alida Cenaj (kryetare), Anila Basha (anëtare) dhe Edi Oga (anëtare)  akordon Çmimin Special të Medias në kategorinë e Filmit me Metrazh të Gjatë dhe Çmimin Special të Medias në kategorinë e Filmit të Shkurtër.

Paralelisht me çmimet e mësipërme, organizatorët e Festivalit Nërkombëtar të Filmit, DEA OPEN AIR akordojnë edhe dy çmime honorifike: DEAn e Mirënjohjes (Çmim karriere) dhe DEAn Homazh (Çmim përkujtimor), ndërkohë që bashkia Tiranë ndan Çmimin e Publiku të Tiranës, bazuar në vlerësimin e shikuesve të kryeqytetit.

39 filma nga 25 vende të botës në edicionin e 11-të të

DEA OPEN AIR ofron edhe filma jashtë konkurimit. Konkretisht, në edicionin e  njëmbëdhjetë të DEAs, në kuadrin e programit Cine KO, me fokus kinemanë kosovare, ofrohen filmat: “Shpia e Agës” (Aga’s House) – Lendita Zeqiraj, Kosovë 2019; “Një pranverë e paharruar në një fshat të harruar” (An unforgettable spring in a forgotten village) – Kushtrim Bekteshi, Kosovë 2019 dhe “Heroi” (Hero) – Luan Kryeziu, Kosovë 2014./ ATA

EMISIONET