30% e shqiptarëve panë shfaqje, INSTAT: Në muze ishin 1 milionë vizitorë, shumica të huaj
Vetëm 30 përqind e popullsisë shqiptare mb 16 vjecc ka mundur të marrë pjesë në aktivitete kulturore me pagesë.
INSTAT raporton gjithësesi se shifra është 1.6 për qind më e lartë nga vitit 2022.
Në total u dhanë 1.175 shfaqje dhe premiera përgjatë vitit 2023 dhe ku morën pjesë 153.041 spektatorë.
Më shumë pjesëmarrës ka pasur në muzetë e trashëgimisë material me 1.005.815 vizitorë ku 58,7 % e të cilëve ishin të huaj.
Parku i Butrintit mban vendin e parë e më tej kalaja e Gjirokastrës, Apolonia, etj.
Në vitin akademik 2023-24, në fushat e studimit të lidhura me kulturën janë regjistruar 16.715 studentë, të cilët përbëjnë 14,3% të totalit.
Por sipas të dhënave të instat ka një rënie të tyre me rreth 2 mijë krahasuar me dy vite më parë.
“Arkitekturë dhe Ndërtim” dhe “Gjuhët” janë fushat e studimit më të preferuara nga studentët, përkatësisht me 35,7% dhe 22,7%.
Në fushat e studimit të lidhura me kulturën, femrat përbëjnë shumicën.
Por edhe në këtë fushë ka pasur rritje të ccmimeve ku librat u shtrenjtuan me 4 për qind dhe instrumentet muzikore me 5.6. ndërsa shpenzimet mbetën thuajse në të njëjtin nivel me vitin 2022.
Ndryshe nga këto akcesi në internet për tu njohur me aktivitetet kulturore dhe blerje biletave shënoi një ttiejt drastike.

