111 vite Pavarësi, historiania Nika: Vlora ishte piketuar më herët si qyteti ku do të shpallej mëvetësia. Debati i padobishëm

Këtë 28 Nëntor që lamë pas Shqipëria kremtoi 111-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së saj dhe për historianen Nevila Nika ka shumë tekste të shkruara tashmë mbi këtë ngjarje dhe janë të mjaftueshme për të kuptuar atë se ccfarë ka ndodhur në atë periudhë.

Në studion e lajmeve në “Ora News”, Nika theksoi se pavarësisht kësaj debatet ekzistojnë dhe ka për të patur edhe në të ardhmen.

“Dhe kur është debati për mirë, në kuptimin e përplasjeve të ideve, apo të zbulimeve të fakteve të reja.

Sot debatet janë të paqënësishme dhe të padobishme, ku është fokusuar vëmendja nëse ishte Durrësi apo Vlora qyteti i zgjedhur për të shpallur Pavarësinë. Gjëra që ndoshta nuk kanë ndonjë vlerë të madhe.

Dhe realisht jemi në gjendje të përcaktojmë sot se ccfarë ka ndodhur atë pasdite dhe do të thotë që sipas dokumenteve origjinale të ruajtura dhe të shpëtuara, nga të cilat rezulton se Vlora ka qenë qyteti ku do të shpallej mëvetësia”, u shpreh ndër të tjera, historiania Nevila Nika.

lili saraçi nevila nika

EMISIONET