1 QERSHORI I FËMIJËVE! Të vegjlit sollën emocione, ngjyra dhe buzëqeshje në skenën e kopshtit “Tomy dhe Jerry”
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, kopshti “Tomy dhe Jerry” në Tiranë organizoi një aktivitet festiv me pjesëmarrjen e fëmijëve, prindërve dhe edukatoreve. Të vegjlit interpretuan vjersha dhe numra artistikë, duke sjellë emocione dhe atmosferë festive. Aktiviteti u mbyll mes buzëqeshjeve dhe gëzimit, duke e bërë 1 Qershorin një ditë të veçantë për fëmijët.
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, në kopshtin “Tomy dhe Jerry” në Tiranë u organizua një aktivitet festiv i mbushur me gëzim, ngjyra dhe emocione, ku protagonistët ishin vetë fëmijët.
Nën kujdesin e edukatoreve dhe në praninë e prindërve, të vegjlit shfaqën talentin dhe kreativitetin e tyre përmes një program të larmishëm artistik.
Aktiviteti u çel me recitimin e vjershave kushtuar fëmijërisë dhe ëndrrave, të interpretuara me emocion dhe spontanitet nga fëmijët.
Edukatorja Irena Musabelliu thekson se puna e palodhur me fëmijët dhe me mbështetjen e prindërve solli një aktivitet sa më të hareshëm për fëmijët, duke ndarë edhe një mesazh urimi për ta.
Ndërkohë fëmijët shprehen të lumtur për këtë ditë të veçantë për ta duke ndarë edhe emocionet e tyre.
Aktiviteti përfundoi mes atmosferës së gëzuar dhe buzëqeshjeve të shumta, duke e bërë 1 Qershorin një ditë të paharrueshme për të gjithë fëmijët.

