Kryeministri italian: Presidenti turk Erdogan është një diktator

Kryeministri italian: Presidenti turk Erdogan është një diktator

Një "stuhi" diplomatike ka përfshirë Italinë e Turqinë pas deklaratave të bëra pak orë më parë nga kryeministri italian Mario Draghi.

Gjatë një konference për shtyp i pyetur nga gazetarët për të komentuar mbi veprimin e Presidentit turk Erdogan i cili la mënjanë Kryekomisioneren europiane Ursula von der Leyen gjatë një takimi institucional në Stamboll.

Kreu i ekzekutivit italian shprehet i drejtpërdrejtë e pa tone diplomatike duke e etiketuar presidentin turk "Diktator".

"Unë nuk jam dakord me qëndrimin e Erdogan ndaj Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Absolutisht nuk jam dakord me Erdoganin, besoj se ishte sjellje e papërshtatshme, më vjen shumë keq për poshtërimin që presidentja e Komisionit Evropian duhej të duronte."

Kreu i qeverisë italiane shkon më tej në komentin e tij e shprehet se "Me këta diktatorë, të cilët janë të nevojshëm, për të bashkëpunuar duhet të jemi të sinqertë në të shprehur diversitetin e pikëpamjeve  tona dhe gjithashtu të gatshëm për të garantuar sigurinë e interesave të vendit përkatës. E na duhet të gjejmë ekuilibrin e duhur".

Përdorimi i termit Diktator për të etiketuar Presidentin turk duket se nuk ka kaluar pa i rënë në sy Ankaras zyrtare.

Ministria e jashtme turke ka thirrur sot Ambasadorin italian në Turqi, Massimo Gayani të cilit i është komunikuar se pretendojnë që "këto deklarata të shëmtuara ndaj presidentit turk Recep Tayip Erdogan, nga ana e kryeministrit italian Mario Draghi, të tërhiqen menjëherë."

"Dënojmë me forcë këto deklarata të pakontrolluara, retorika të papranueshme, të bëra nga kryeminsitri italian", ka deklaruar Ministri i jashtëm turk Mevlut Cavusoglu. "Nuk janë në përputhje me frymën e miqësisë e aleancës që lidh Turqinë me Italinë."

Ndërsa nga ana tjetër ministri i jashtëm italian Luigi Di Maio ka informuar për një takim që do të zhvilloj me kryeministrin Draghi në të cilin do të vendosin mbi iniciativat që do të marrin ndaj këtyre deklaratave të ardhura nga Ankaraja.

EMISIONET