Disa javë më parë janë hequr nga Mësonjëtorja e parë shqipe instalacionin ABC, dhe bangat që qëndronin brenda, ndërsa ky veprim shkaktoi reagim të ashpër tek banorët por dhe tek njohësit e artit. Pas kritikave dhe zemërimit të publikut është vendosur që gjithçka të rikthehej në vendin e vet.

Korçë – Kohët e fundit Mësonjëtorja e Parë shqipe në Korçë, iu nënshtrua restaurimit ndërsa qytetarët u revoltuan kur aty u hoq instalacioni “ABC” që qëndronte në oborr.

Bashkë me instalacionin u hoqën edhe disa banga, që ishin Brenda godinës, dhe u tha se me mungesën e këtyre dy elementëve, ndërtesa emblematike ka humbur autenticitetin e saj.

Por, autoritetet duke parë reagimet e ashpra kundër këtij veprimi, kanë vendosur që të mërkurën të kthejnë në vendin e tyre si bangat ashtu dhe ABC-në.

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, Gjergji Koki arsyeton heqjen e këtyre elementëve me restaurimin e ndërtesës, ndërsa pranon se Mësonjëtorja ishte lënë në harresë deri kur tërmeti i qershorit zgjoi autoritetet.

Skulptura e cila krijoi debat ishte vendosur mes barishteve dhe mbeturinave. Ishte absurde”

Lidhur me emrin e muzeut, atoritetet thonë se nuk ka patur asnjë ndryshim pasi emri i tij është vendosur që prej 7 Marsit të 1967-ës .