Kontrollorë turq në Rinas, Goxhaj: U duhen 2 javë për të nisur punë, ndryshe kemi thyerje të sigurisë së operimit

Kontrollorë turq në Rinas, Goxhaj: U duhen 2 javë për

Kontrollorë turq kanë mbërritur që mbrëmë në Rinas, nga Podgorica për të rihapur fluturimet në Rinas.

Dritan Goxhaj, ish-pilot dhe ish-shef operacioneve të fluturimit ne AAC thotë se vendosja e tyre në punë do të kërkojë të paktën dy javë kohë pasi Turqia nuk operon me të njëjtat procedura si BE.

Goxhaj: Albkontroll është një shoqëri aksionere. Lidhja e kontratës së punës midis kontrollorëve dhe Albkontroll është midis dy privatëve.Albkontroll është shoqëri shtetërore por funksionon si aksionere.

Albkontroll mund të lidhë kontrata pune me këdo, me çdo të huaj që ka mbaruar trajnimet përkatëse për këtë fushë por ama çdo i huaj që mund të vijë në Republikën e Shqipërisë, sidomos nëse flasim për nga Turqia që nuk është pjesë e EASA, hapësirës ajrore europiane, nuk është pjesë e Agjencisë Europiane të Aviacionit ata kanë procedura të tjera.

Do të duhej më e pakta minimalisht një trajnim dy javor për procedurat e punës në Shqipëri.Do të duhet të kalojnë në një testim simulatori jashtë se ne nuk kemi.Pastaj duhet të licensohen nga Autoriteti i Aviacionit Civil dhe pastaj të fillojnë punën nën mbikqyrje për një periudhë kohe të shkurtër.

Që të zëvendësojnë kontrollorët sot u duhen minimalja dy javë që të kryejnë punën e kontrollorëve që kanë shpallur paaftësinë.

Sipas Goxhaj, vendosja e tyre në punë pa e kryer këtë fazë trajnimi do të përbënte thyrje të sigurisë së operimit dhe kjo do të kishte një kosto politike për qeverinë por edhe vetë vendin.

Goxhaj: Nëse qeveria i sjell nga Turqia dhe i vendos sot, Autoriteti Civil mund ti licensojë me urdhër të qeverisë por është thyerje e sigurisë së operimit dhe kjo do të na çonte te EASA. Kjo do të konsiderohej si një thyerje e sigurisë së operimit dhe do ti referohej dhe Komitetit të Sigurisë së Aviacionit në KE dhe do të ishte një kosto jo vetëm politike për qeverinë por edhe për Shqipërinë. Duke qenë se ti cënon sigurinë ky Komitet ka fuqinë të marrë masa ekstreme deri në listën e zezë të Autoritetit Civil dhe kjo të mbyll komplet nëse thyen rregullat ë ti ke pranuar.

Ndryshe nga kontrollorët turq, ata nga vendet e BE do të mund të licensoheshin direkt por sipas tij kjo gjë nuk do të ndodhë jo vetëm se Unioni i Kontrollorëve Europianë ka dalë në mbështetje të kontrollorëve shqiptarë por edhe se atje një qeveri nuk mund të "luajë" me kontrollin siç ndodh në vendin tonë.

Goxhaj: Kontrollorët që vijnë nga BE hyjnë direkt se kanë të njëjtat procedura. Por ata nuk mund të vijnë sepse Unioni i Kontrollorëve Europianë ka dalë në mbështetje të kontrollorëve shqiptarë dhe me kontrollorët atje nuk mund të luajë qeveria e një vendi siç ndodh këtu. Çdo gjë duhet ta bësh përmes Sindikatës, nuk mund ta zhvendosësh kontrollorrin nga Italia dhe ta sjellësh këtu se do ti.

Goxhaj thotë se raste të bllokimit total në vende të tjera kanë qenë të rrallla, por jo grevat. Më e fundit ishte ajo në Greqi në janar të këtij viti.

Eksperti i trafikut ajror tregon sesi e kanë zgjidhur vendet e tjera këtë situatë për të shmagur bllokime të tilla.

Goxhaj: Në vende të tjera raste të bllokimit total kanë qenë të rralla. Disa vende ja kanë kaluar trafikun ajror përveç civilit, në raste të krizës e menaxhon xhandarmëria. Ata kanë përgatitur kontrollorë të trafikut ajrorë me normat e civilit dhe në momentin që kontrollorët e trafikut ajror civil shpallin grevë të përgjithshme ata zëvendësojnë kontrollorët e trafikut ajrorë sa për të kryer fluturime totalisht të reduktuara. Në Greqi ndodhi në janar të këtij viti, u reduktuan fluturimet. Ndërsa në Shqipëri kontrollorët e trafikut ajror të ushtrisë nuk janë të licensuar pavarësisht se kanë mbaruar disa kurse jashtë.

Si njohës i mirë i fushës, Goxhaj sqaroi edhe ku konsiston stresi i kontrollorëve.

Goxhaj: Stresi është gjatë gjithë kohës sepse që në momentin që një avion afrohet për tu ulur në hapësirën ajrore të një vendi dhe do të ulet që në atë moment është në kontrollin e një kontrollori dhe ai është në kontakt të vazhdueshëm me avionin deri në momentin që avionin frenon dhe ndalon në aeroport.

Gjatë gjithë kësaj kohe kontrollori është në gjemba duke mbajtur avionin në ajër, duke kontrolluar dhe pjesën tjetër të hapësirës për të mos pasur probleme me avionët e tjerë.

Gjatë gjithë kohës është në komunikim aktiv me atë avion që vjen dhe avionë të tjerë, duhet gjatë gjithë kohës të jetë i përqëndruar dhe kjo të jep stres të lartë.Në rast se shpërqëndrohesh mund të ketë një problem dhe këtë problem e paguan me jetë njerëzish.

Intervistoi Sebastian Zonja, përgatiti për online Besjana Kuçana

EMISIONET