KE dhe Austria shpërndajnë në Shqipëri 145,000 doza të vaksinës Pfizer

KE dhe Austria shpërndajnë në Shqipëri 145,000 doza të

Bashkimi Europian do i dhurojë 651 mijë vaksina vendeve të Ballkanit Perëndimor, për të përmbushur nevojat e imunizimit të stafit shëndetësor dhe grupeve më të rrezikuara.

Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhei, tha se dozat do të mbërrijnë përgjatë periudhës maj-gusht nga kompania "Pfizer/BioNTech".

"Ne duam të vazhdojmë t'i ndihmojmë partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor jo vetëm me pajisje moderne, me modernizimin e reparteve te kujdesit intensiv ose me autoambulanca, por edhe me vaksina. Ato jepen për nevojat parësore që ka rajoni dhe financohen me buxhetin tonë," tha Varhei.

Kontributi me vaksinat për Ballkanin Perëndimor realizohet me ndihmën e qeverisë austriake.

Bosnjë-Hercegovina do të marrë pjesën më të madhe, 214 mijë doza, Shqipëria 145 mijë, Maqedonia e Veriut 119 mijë, Kosova 95 mijë, ndërsa Serbia, e cila ka ecur më përpara me vaksinimin, do të përfitojë 36 mijë doza.

Varhei falënderoi veçanërisht Serbinë që u solidarizua prej fillimit duke u shpërndarë vaksina të vetat disa shteteve të rajonit.

Ai theksoi se vaksinat që Brukseli po ndan tani për Ballkanin, jepen përpos atyre që vendet do marrin si pjesë e programit COVAX të OBSH-së.

"Mendoj se ky është një kontribut shumë i veçantë dhe duhet marrë si shenjë jashtëzakonisht e rëndësishme se BE-ja dhe shtetet anëtare e kanë nën kujdes rajonin," deklaroi shefi i politikave të zgjerimit.

EMISIONET