Ish deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Gledion Rehovica i bashkohet Partisë Socialiste.

Ai ka qenë në një takim me strukturat e LSI-së në Berat ku ka informuar për vendimin politik të tij.

Në një prononcim për median ai tha se vendimin e kishte marrë i imponuar nga sjellja politike që ka thyer besimin tim dhe të qytetarëve që na kanë votuar.

LSI një klub në Tiranë që mbush televizionet me sharje. Eksperimenti i LSI-së ka mbaruar. Berati sot ka nevojë për progres e të ecë përpara dhe këtë mund ta bëjë vetëm PS me Edi Ramën kryeministër. Tek LSI nuk kam vajtur me tender e nuk po iki me tender tek PS” tha Rehovica.

Pak ditë më parë nga LSI njoftoi largimin edhe Nasip Naço