Në një intervistë për Tempora nga Sonila Meço në RTV ORA, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj shpreh se ka më se 1 vit që nuk ka komunikim me kryeministrin Rama.

Haradinaj: Kemi një kohë të gjatë, më shumë se sa një vit që nuk komunikoj me Ramën. Do të respektoj të gjitha institucionet e Shqipërisë, natyrshëm që u dëshiroj bashkëkombësve të mia shqiptare që të ecin përpara në reformat e veta edhe në zgjedhjet që vijnë dhe ata do të vendosin se kush do ta qeverisë vendin, e unë do ta respektoj.