Gjendet valixhja e tretë me mbetje njerëzore, i përket një gruaje

Gjendet valixhja e tretë me mbetje njerëzore, i përket një

Karabinierët kanë gjetur një valixhe të tretë me mbetje njerëzore në të njëjtën fushë në periferi të Firenzes, disa ditë pasi u gjetën të tjera me pjesë trupore të një mashkulli.

Sipas hetuesve, eshtrat e kësaj valixhe të tretë i përkasin një gruaje.

Toka bujqësore ndodhet nën autostradën Florence-Pisa-Livorno e cila kufizohet me rrethimin e pasmë të burgut Sollicciano.

Zbulimi u bë të hënën pasdite nga i njëjti karabinier i njësisë hetimore të Firences i angazhuar në një inspektim të ri për hetimin.

Njëra nga viktimat kishte një tatuazh - Hetuesve iu desh shumë kohë për të filluar rindërtimin e profileve pikërisht sepse trupat iu nënshtruan një procesi të pastrimit. Midis gjurmëve u shfaq, një tatuazh në parakrah i burrit, i cili i moshës midis 40 dhe 60 vjeç.

Ai ishte  me një goditje në fyt.

Kërkimet e karabinierëve vazhdojnë, gjithashtu me përdorimin e qenve molekularë, në tokën ngjitur me burgun Sollicciano dhe autostradën Firenze-Pisa-Livorno, ku u gjet valixhja e tretë që përmbante mbetjet e një gruaje.

Qëllimi i hetuesve është të gjejnë eshtrat e humbura të viktimës së dytë, të kryejnë hetime të mëtejshme dhe gjithashtu të konstatojnë nëse ka akoma valixhe në zonë apo jo, shkruan TGCom.

/a.r, OraNews

Lexo edhe:

Gjenden dy valixhe me mbetje njerëzore, 70 metra larg njëra-tjetrës

Bota Lajme itali vrasje Europa hetimet mbetje njerezore

EMISIONET