Yuri Kim i shkon në zyrë guvernatorit të BSH-së, Gent Sejko, në fokus situata ekonomike

Yuri Kim i shkon në zyrë guvernatorit të BSH-së, Gent Sejko,

Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim i ka shkuar në zyrë guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Gent Sejko.

Lajmi është bërë me dije përmes një postimi në Twitter nga Banka e Shqipërisë, ku thuhet se takimi u mbajt në ambientet e Bankës së Shqipërisë.

“Guvernatori Sejko zhvillon një takim me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë, SH.S.Zj. Yuri Kim, në ambientet e Bankës së Shqipërisë”.

Ndërkohë, Banka bën me dije se në qendër të takimit ishte edhe cështja e rizgjedhjes së Guvernatorit Sejko me një mandat të dytë.

Po ashtu janë diskutuar çështje me në fokus rikuperim e ekonomisë në situatën post-pandemisë, por dhe mjedisin kompleks të krijuar si pasojë e agresionit rus ndaj Ukrainës.

“Në vijim të bisedës në fokus ishte situata ekonomike post Covid-19 në Shqipëri dhe mjedisi kompleks i krijuar tashmë për shkak të tensionit gjeopolitik nga sulmi ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës. Guvernatori u shpreh se pas një rikuperimi të fortë të ekonomisë shqiptare që pasoi pandeminë gjatë vitit 2021, këtë vit, ekonomia jonë po përballet me sfidën e re ndërkombëtare, atë të rritjes së çmimeve.”

Guvernatori e siguroi Ambasadoren Kim se Banka e Shqipërisë mbetet e gatshme të përdorë të gjitha instrumentet e nevojshme ligjore e rregullative që disponon, me qëllim përballimin e kësaj situate.

EMISIONET