Vuksani: Sektori i Bujqësisë më i prekuri nga ndryshimet klimatike

Pedagogia, Ana Vuksani në një intervistë në Ora News u shpreh se sektori i Bujqësisë është sektori më i prekur nga ndryshimet klimatike.  

Vuksani: Ndryshimet klimatike detyrimisht që prekin drejtpërsëdrejti ose influencojnë shumë më shumë në sektorin e Bujqësisë.

Pra sektori i Bujqësisë është sektori më i prekur përsa i përket kushteve klimaterike dhe dukurive natyrore ekstreme.

Një studim i fundit i OKB thoshte që deri në vitin 2050 ne do kemi një ndryshim të temperaturave , një rritje të temperaturave nga 1. 3 deri në 2.2 gradë dhe gjithashtu një rënie të reshjeve deri në 4.3%.

Pra në njërën anë do shtohet numri i dukurive ekstreme që janë thatësirat, përmbytjet dhe nga ana tjetër kjo do sjelli që ne do kërcënohemi drejtpërsëdrejti për sigurimin e produkteve ushqimore.

 

EMISIONET