Vlerësimet për ekonominë shqiptare, Meka: Shqipëria që pas vitit 2021, shënoi një rritje të fortë ekonomike
Eksperti i ekonomisë, Elvin Meka në një intervistë në Ora News u shpreh se Shqipëria që pas vitit 2021 shënoi një rritje të fortë ekonomike.
Meka: Vlerësimet që bëjnë kompanitë ndërkombëtare të vlerësim besueshmërisë, ‘’Standart&Poors’s’’ dhe ‘’Mood’ys’’, nuk hyjnë në teknikalitete të mirëqënies.
Agjencitë bazohen në të dhënat zyrtare të Shqipërisë.
Nxjerrin në vlerësimin e tyre se sa e qëndrueshme është kjo ekonomi dhe kryesisht sa potencial ka ekonomia dhe buxheti i shtetit për të përballuar në mënyrë të qëndrueshme dhe afatgjatë detyrimet ndërkombëtare që ka.
Në kushte të tilla, vlerësimi sigurisht që është pozitiv në rastin e Shqipërisë.
Shqipëria të paktën që pas vitin 2021, pra viti i parë pas pandemisë shënoi një rritje të fortë ekonomike dhe mirë ose keq arriti që ta mbajë në kontekstin e situatës ndërkombëtare dhe Evropiane, që nga viti 2022 pra edhe për vitin 2022 edhe për vitin 2023 ka arritur që të shënojë një rritje pozitive të paktën mbi 3%.
Shqipëria përfitoi përtej aspektit të fondeve të orientuara nga qeveria shqiptare por edhe partnerëve ndërkombëtarë që në fillim të viteve 2022

