VIDEO/ Shqipëria me çmimin më të lartë të naftës, pse s’hiqet akciza si në Serbi, por vetëm monitoroni? Ja si përgjigjet ministrja

Këshilli i Ministrave zhvilloi këtë të mërkurë mbledhjen e saj të radhës, në të cilën u morën një sërë vendimesh.

Para gazetarëve në përfundim të mbledhjes ministrja Delina Ibrahimaj deklaroi se çmimet e karburanteve në Shqipëri po rriten si pasojë siç tha ajo, e konfliktit që po ndodh në Lindjen e Mesme.

Lidhur me këtë problem që ka nisur të prekë xhepat e qytetarëve shqiptarë prej afro një jave, Ibrahimaj, tha se qeveria ka ngritur një taks-forcë të posaçme për monitorimin e situatës.

Por ajo u gjend në vështirësi, kur u pyet se pse qeveria rri dhe vëzhgon dhe nuk ndërhyn në tregun e hidrokarbureve për të frenuar disi rritjen e çmimeve të karburanteve apo edhe për të shmangur dhe abuzimet që mund të ndodhin në treg.

Shqipëria me çmimin më të lartë të naftës, pse s’hiqet akciza si në Serbi, por vetëm monitoroni?

Ibrahimaj: Për momentin po monitorojmë situatën, nëse do vërejmë probleme do ndërhyjmë në momentin e duhur.

VIDEO - KONFERENCA E PLOTE E MINISTRAVE

EMISIONET