VIDEO/ Matura Shtetërore, nisin aplikimet për formularin A1Z

VIDEO/ Matura Shtetërore, nisin aplikimet për formularin A1Z

Janë hapur aplikimet online për Formularin A1Z nëpërmjet portalit e-Albania, për të gjithë maturantët e viteve të kaluara që duan të vijojnë studimet universitare këtë vit.

Sipas të dhënave të publikura në portalin e-Albania, 1378 aplikime janë kryer, vetëm gjatë orëve të para të hapjes së shërbimit.

Aplikimet do të qëndrojnë të hapura deri më 15 Korrik, ora 16:00.

Portali E-Albania publikoi hapat që ndiqen për të aplikuar online për Formularin A1Z:

Hyni në llogarinë tuaj si qytetar në e-Albania;

Zgjidhni shërbimin “Matura Shtetërore”;

Zgjidhni Formularin A1Z dhe plotësoni të dhënat e kërkuara

Klikoni “Dërgo” dhe paraqituni pranë shkollës për konfirmimin e aplikimit

Shërbimi është falas dhe nuk kërkon dokumentacion shoqërues.

Formulari A1Z është një formular që plotësohet nga cilido që ka përfunduar shkollën e mesme dhe procesin e maturës shtetërore, në një vit të caktuar para këtij aktualit. Formulari plotësohet në mënyrë që maturantët e viteve të kaluara të kenë mundësi të konkurrojnë për të studiuar në universitet këtë vit. 

EMISIONET