Ulet çmimi i energjisë në 8.5 lekë deri në 31 dhjetor 2025, për familjarët që konsumojnë deri në 700 kilovat

Ulet çmimi i energjisë në 8.5 lekë deri në 31 dhjetor

Enti Rregullator i Energjisë është mbledhur sot për të shqyrtuar çmimin e ri të energjisë elektrike.

Në këtë mbledhje u diskutua lidhur me kërkesën e OSHEE për ulje të çmimit të energjisë.

Drejtor i Tarifave i OSHEE tha se çmimet për konsumatorët familjarë që shpenzojnë deri në 700 KWH do të jetë 8.5 lekë, ndërsa për konsumatorët familjarë që shpenzojnë mbi në 700 KWH çmimi do të jetë 9.5 lekë.

“Propozojmë që për konsumatorët familjarë që shpenzojnë deri në 700 KWH, çmimi të jetë 8.5 lekë.

Ndërsa për ata që shpenzojnë nga 701 KWH e më tej, çmimi do të jetë 9.5 lekë për KWH.

Të gjitha çmimet e tjera për secilën kategori konsumatorësh të mbeten të pandryshuara”, tha drejtor i Tarifave i OSHEE.

 

EMISIONET