Turizmi “shpërtheu” që në maj! Jo vetëm të huajt, por edhe shqiptarët shtuan prenotimet

Muaji maj ka njohur një rritje të ndjeshme të vendasve dhe shtetasve të huaj që kanë kaluar pushime apo dhe qëndrime për arsye të ndryshme në hotele.

Në struktura akomoduese janë shtuar me mbi 36 për qind të huajt që kanë qëndruar në strukturat akomoduese, ndërsa shtetas shqiptare janë shtuar me 18 për qind.

Por ndryshe nga më parë ka dhe një rritje të net qëndrimeve, duke treguar se vizitorët preferojnë të qëndrojnë edhe më shumë në vendin tonë.

Sipas të dhënave në zonat veriore ka thuajse dyfishim të të huajve që qëndrojnë në zonat veriore me 47 mijë vetëm në maj  dhe 622 mijë në pesë muajt e parë të vitit. Megjithatë rritje ka edhe në rajonin qendror dhe atë jugor.

Sa i përket bregdetit janë 133 mijë turistë që e kanë preferuar në maj krahasuar me 40 mijë shtetas shqiptar.

Një tjetër veçori është përdorimi i kampingjeve, rulota apo çadra ku janë vetëm 123 shqiptarë dhe 4810 të huajt  që kanë qëndruar në këtë formë në vendin tonë.

Kosova, Italia,  Gjermania kryesojnë në listën e vizitorëve duke u pasuar  nga Polonia e Franca, etj,.

EMISIONET