TURIZMI NË RRITJE/ Fluks nga Europa dhe Amerika, Shqipëria ndër destinacionet më të kërkuara

Shqipëria po përjeton një rritje të ndjeshme të numrit të vizitorëve të huaj, ndërsa linjat ajrore direkte po sjellin gjithnjë e më shumë turistë individualë nga Europa, Lindja e Mesme, SHBA dhe Kanadaja. Ndër destinacionet më të kërkuara renditen zonat e mbrojtura nga UNESCO, por edhe Tirana, Berati, Kruja dhe Durrësi.

Turizmi vijon të jetë një nga sektorët me ritmet më të shpejta të rritjes në vend.

Ekpertja e turizmit Fjorida zani thotë vendi ynë po tërheq një numër gjithnjë e më të madh vizitorësh që mbërrijnë përmes linjave ajrore direkte.

Zani thotë se ka edhe një pjesë të udhëtarëve e përdorin aeroportin e Tiranës edhe si pikë tranziti, duke kombinuar Shqipërinë me destinacione të tjera në rajon.

Në listën e tregjeve kryesore që po japin shtysë rritjes së turizmit renditen vendet e Europës, Lindja e Mesme, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja.Interesi më i madh vijon të jetë për zonat që mbajnë statusin e mbrojtjes nga UNESCO, të cilat shihen si pika referimi për historinë dhe trashëgiminë kulturore të vendit.

Operatorët turistikë presin që fluksi të vijojë të rritet dhe me festat e fundvitit.

EMISIONET