Turizmi, me halle, Topuzi: Sektori po përballet me mungesën e punonjësve. Ja si mund ta shpëtojmë sezonin!

Kreu i sektorit të hotelerisë Zak Topuzi në një intervistë për “Ora News” u shpreh se në këtë prag nisje të sezonit turistik ky sektor po përballet me mungesën e madhe të punonjësve.

Arsyet e kësaj situatë, për Topuzin janë të shumta, ndaj ai renditi disa prej kryesoreve.

“Sigurisht që ky vit paraqitet më i mirë dhe ka një trend në rritje. Ndihet një përmirësim i dukshëm i lëvizjeve dhe kjo duket më shumë në pikat e kufirit.

Kjo vjen edhe për shkak të largimit të pandemisë. Ballkani mbetet një brand mark, dhe futet tek zonat interesante për t’u vizituar.

Por kjo nuk vjen si rezultat i investimeve, pasi nuk është se ka pasur të tilla. Shqipëria ka nevojë më shumë për kapacitete akomoduese dhe duhen investime cilësore për të cilat paguajnë vizitorët.

Pra nuk kemi numrin e duhur të resorteve që duhej të kishim. Dhe këtu duhet të godasim fort për të kapur turistët që duan të shpenzojnë më shumë para.

Sa i përket shërbimeve vijon problemi për stafet e shërbimeve në sektorin e turizimit.

56 për qind e hoteleve nuk janë në gjendje për të mbajtur punonjësit për 12 muajt të vitit dhe kjo ndikon edhe tek mungesat e stafeve të tyre.

Kjo është një problem alarmant dhe ne e kemi ngritur zëri me forcë. Dhe kemi kërkuar që qeveria të marrë masa.

Nuk mund të kesh p[unonjës të kualifikuar të turizmit në rast s eata punojnë vetëm 4 muaj të vitit. Pra një subvencionim i qeverisë në këtë sektor dhe duhet të bëjë të mundur mos largimin e tyre nga turizmi në fusha të tjera ekonomike, si në bujqësi, call centera dhe vende të tjera pune gjatë muajve të tjerë.

Sezonaliteti i lartë nuk krijon premisa për të pasur njerëz të kualifikuar.

Studentëve t’u krijohen kushte që të kenë mundësi pëtr pushime dhe punë sezonale 3 mujore në mënyrë që ata të përfshihen në këtë sektor që herët”, u shpreh ndër të tjera Zak Topuzi.

lili saraçi zak topuzi

EMISIONET