TURIZMI KURATIV/ Qindra kosovarë shkojnë në llixhat e Elbasanit. Qytetarët: Jemi të kënaqur
Qytetarët nga Kosova kanë nisur sezonin e shkuarjes në Lixhat e Elbasanit. Ata shprehen të kënaqur me efektet kuruese të ujit atje, ndërsa thonë se qëndrojnë nag 10 deri në 14 ditë. Llixhat në Elbasan tërheqin qindra qytetarë çdo vit.
Shqiptarët e Kosovës veç turizmit begdetar prej vitesh vijnë në vendin tonë dhe për turizin kurativ!
Në Llixhat e Elbasanit qindra qytetarë nga Kosova kalojnë ditë të tëra!
Uji i cili ka vlera të larta terapeutike bën që kryesisht të moshuarit t’I drejtohen llixhave atje.
Qytetarët kryesisht qëndrojnë nga 10 deri në 14 ditë!
“Nga Lipjani i Kosovës jam. Vij për t’u kuruar, sot jam në përfundim pasi jam këtu prej 10 ditësh”, thotë një qytetar.
“Është hera e parë që vi, ma kanë lavdëruar”, thotë një qytetare.
“Për shërim kam ardhur këtu, kam 5 vite që vij”, thotë një tjetër qytetare,.
Ata shprehen të kënaqur me pritjen dhe me qëndrimin në vendin tonë.
“E ndjejmë veten si në shtëpinë tonë. Mirë ia kemi kaluar”, thotë një qytetare.
“Ka 10 ditë që jam këtu dhe po na pëlqen shumë”, thotë një tjetër qytetare.
Tregani njihet me Llixhat të cilat janë burime të njohura dhe të përdorura që nga koha e periudhës romake.