TJETËRSIMI I ADMINISTRATORËVE/ Çorba e re e QKB-së ndaj bizneseve

TJETËRSIMI I ADMINISTRATORËVE/ Çorba e re e QKB-së ndaj

Ashtu si shumë institucione të tjera, duket se edhe Qendra Kombëtare e Biznesit është kthyer në një qendër dallaveresh. Janë me mijëra biznese të regjistruara aty, por kur vjen puna te zbatimi ligjit, nuk do t’ia dijë kush.

Bizneset që janë të detyruar të kryejnë veprime me Qendrën Kombëtare të Bizneseve duhet të jenë të përgatitur për çdo lloj surprize që ky institucion të rezervon.

Aplikimi i shërbimeve shtetërore online ka si qëllim mos sorollatjen e njerëzve në marrjen e dokumenteve shtetërore e për t’i çuar në një tjetër zyrë, dhe këto duhet t’i realizojnë vetë administrata shtetërore, ndërsa qytetarët duhet të bëjnë vetëm kërkesën online.

Një denoncim i mbërritur së fundmi pranë redasisë së “Ora News”, jep një panoramë të qartë të asaj që po ndodh në zyrat e shtetit, ku tashmë shërbimet për bizneset ofrohen online, jashtë syve të publikut.

Dhe një procedurë e thjeshtë duket se është kthyer në mankth për qytetarët, pasi QKB-ja është kthyer në një institucion që i ndërron administratorët sipas qejfit, pa njoftim zyrtar, pa u bazuar në ligj, apo në ndonjë kërkesë apo format tjetër që e detyroin këtë institucion të kryejë një lëvizje të tillë administratorësh pa vënë në dijeni bizneset e interesuar.

I akuzuar shpeshherë në media si një institucion që tjetërson, apo më keq grabit pronat e qytetarëve, tashmë QKB-ja “e rilindur” virtualisht nga drejtori i ri Sokol Bardhi, i cili ka pak javë në këtë detyrë, ka nisur të tjetërsojë dhe administratorët, duke krijuar një kaos total për kryerjen e veprimeve deri sa të vërë në rrezik dhe bllokimin e bizneseve.

Në emër të kujt i bën këto tjetërsime QKB-ja? Apo këto vijnë si pasojë e gabimeve të pseudo-ekspertëve të zyrës juridike të rekrutuar mbi preferencat e drejtorit të dhe jo meritokracisë, që e kanë kthyer këtë institucion në një gangrenë për bizneset, ku sa mbaron njëri hall, u del një tjetër i ri, edhe më i madh se i pari.

Dhe duket se hallet kanë nisur nga ky drejtor që ngjason me nusen e re, që sa futet në shtëpi e bën lëmsh njëherë deri sa t'ia marrë dorën pjesëtarëve të familjes së re.

Gjithsesi, e vetmja gjë që mbetet për të thënë dhe bërë është një apel ndaj bizneseve, që duhet të bëjnë kujdes kur të venë për të realizuar veprime pranë QKB-së, se ashtu si pasiguria me të dhënat e administruara nga ky institucion, tashmë mund të prezantohen me ndonjë administrator të ri.

TJETËRSIMI I ADMINISTRATORËVE/ Çorba e re e QKB-së ndaj

EMISIONET