Tjetër tokë me 1 euro në bregdet, Qeveria jep lejen për kontratën për 9 mije metra katrorë në Himarë. I merr...

Tjetër tokë me 1 euro në bregdet, Qeveria jep lejen për

Qeveria miraton dhënien e miratimit për lidhjen e një kontrate qiraje me tarifën 1 euro, këtë herë në bregdetin e Himarës.

Në vendimin e sotëm të qeverisë është dhënë miratimi për lidhjen e kontratës, ndërmjet ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si qiradhënës, dhe shoqërisë “White Roads Hoteli" qiramarrës, të pronave të paluajtshme shtetërore në zonën kadastrale 1739, bashkia Himarë, pjesë e fondit të pasurive të paluajtshme për mbështetjen e investimeve strategjike.

Kësaj shoqërie i jepen mbi 9 157.2 m2 (nëntë mijë e njëqind e pesëdhjetë e shtatë pikë dy), në pronësi “shtet”, me vendndodhje në Gjilekë, Bashkia Himarë, pjesë e fondit të pasurive të paluajtshme për mbështetjen e investimeve strategjike, sipas dokumentacionit të pronësisë, planvendosjes, dhe tekstit të projektkontratës, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Vlorë, dhe shoqëria “WHITE ROADS HOTEL”, sh.p.k., për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Tjetër tokë me 1 euro në bregdet, Qeveria jep lejen për

EMISIONET