''Të mbajmë të rinjtë në Shqipëri''/ Nisma sociale e promovuese e Dr. Skerdilajd Faria, CEO i KEIT Day Hospital
Në një kohë kur shumë të rinj largimin nga vendi e shohin si zgjidhjen më të mirë, Dr. Skerdilajd Faria, themelues dhe CEO i KEIT Day Hospital po punon çdo ditë e më shumë për misionin e tij “Të mbajmë të rinjtë në Shqipëri”.
Në mbështetje të kësaj nisme, si simbol i 18-vjetorit të djalit të tij, Gjergji, ai mbolli 18 pemë pranë kryesisë së kuvendit ndërkohë që vitin e shkuar, Dr. Skerdi rriti pagat dhe bonuset për të 200 punonjësit e KEIT për herë të dytë pas pandemisë, për t’i nxitur të japin kontributin e tyre në Shqipëri, frymë të cilën po ua transmeton edhe dy fëmijëve të tij.
Dr. Skerdi: Po përpiqem që edhe tim biri, lindur dhe rritur në Romë, ta ndjejë Tiranën më tepër se sa Romën, se ky është qyteti im, është vendi im, familja ime e madhe.
Nga ana tjetër, vajza e tij Elena, në prag të përfundimit të studimeve ka vendosur të zhvendoset në Tiranë, edhe pse Shqipërinë e ka vizituar vetëm për pushime, duke iu përgjigjur kështu dhe thirrjes së të atit:
Dr. Skerdi: Qëndroni në Shqipëri, qëndroni në këtë tokë, në vendin tonë dhe kontribuoni jo vetëm me mbjelljen e pemëve por me shumë punë të tjera, me shumë mbështetje, me shumë përkrahje, për Shqipërinë tonë, për të gjithë familjet tona.
Përtej kësaj, 25 të rinj italianë pranuan ftesën e Gjergjit, jo vetëm për të festuar ditëlindjen e tij në Tiranë por për të njohur Shqipërinë dhe për të mbjellë pemë së bashku.
"Është një gjest i bukur që ndihmon komunitetin duke shtuar gjelbërimin."
"Është diçka që nuk e kam parë në vende të tjera dhe as në Itali, të paktën të zhvillohet si një traditë."
Kujtojmë se Dr. Skerdi dhe KEIT janë gjithmonë në mbështetje të nismave të ndryshme sociale dhe në ndihmë të komunitetit.

