Tabaku thirrje ERE: Mos e rrisni çmimin e energjisë se e thotë qeveria, fasha mbi 800 kWh nuk sjell asgjë

Tabaku thirrje ERE: Mos e rrisni çmimin e energjisë se e thotë

Në mbledhjen e Entit Rregullator të Energjisë, deputetja demokrate Jorida Tabaku u shpreh se tashmë qeveria e ka përcaktuar rritjen e çmimit të energjisë për konsumatorët mbi 800 kWh.

Ajo tha se çmimi në total tashmë për këto familje do të shkojë në 42 lek për kilovat, duke shtuar se një masë e tillë nuk e zgjidh aspak problematikën në sektorin e energjisë.

Tabaku shtoi se qeveria e ka marrë tashmë vendimin dhe po kërkon që ta lërë përgjegjësinë mbi institucioni e ERE, duke ju bërë thirrje që të ruajnë interesin e qytetarëve.

Tabaku: Është përcaktuar se çmimi për konsumatorët familjarë për mbi 800 kWh, të jetë me 34 lekë. Është raportuar një rritje e kostos të blerjes së energjisë. Për mua rritja e çmimit për këtë fashë nuk do të japë përgjigje çështjes së likuiditetit. FSHU llogarit që në total çmimi për këta abonentë të jetë në total 42 lekë për kilovat. Mesa duket qëllimi është kursimi dhe dekurajomi i përdorimit të energjisë në rrjet.

Duke qenë se energjia jua ka vënë para kësaj gjëje, sepse KESH e ka marrë vendimit dhe tashmë ju thotë se duhet ta mbani ju  këtë përgjegjësi. Me rritjen e çmimit kërkohet që të mbulohet kostoja e rritjes së çmimit të blerjes. Unë jam për vendosjen e një fashe të mbrojtur. Rivendosja për një grup më të lartë do të kthejë problemet që kanë ekzistuar më parë dhe pritet si një barrë shtesë për këto familje. ERE është një institucion i pavarur dhe duhet të kenë interes primar qytetarët dhe jo interesin e qeverisë, prandaj mendoj se keni një mandat për ta kthyer pas vendimin e qeverisë dhe që kjo përgjegjësi të mos mbetet mbi ju.

Kërkesat e Tabakut: 

Mos rritja e çmimit te energjisë elektrike për konsumatorët familjare dhe për bizneset. Mos te kalohet pesha e rritjes se energjisë elektrike tek familjaret sidomos për periudhën e vjeshtës dhe dimrit kur parashikohet rritja e prodhimit hidrik ne vendin tone.

Kalimi i peshës se rritjes se çmimeve tek buxheti i shtetit duke administruar me mire kompanitë shtetërore si OSHE, OST, FSHU, KESH duke audituar plotësisht bilancet e tyre dhe praktikat e tyre.

Taksimi me takse ekstra te kompanive qe kane dhëne energji elektrike me çmime te larta ne kohe krize (windfall tax) një mënyrë taksimi qe e përdorin vendet e BE (Gjermania, Italia por edhe vete BE) sikundër dhe Mbretëria e Bashkuar. Sidomos te kompanive hidrike qe kane përfituar nga rritja e çmimeve edhe pse nuk prodhojnë energjinë elektrike përmes gazit.

EMISIONET