SKANER I ZEMRËS PA NDËRHYRJE/ “Spitali Amerikan 3”, testi jo invaziv, por me metoda të reja shkencore
Skaneri i zemrës është i vetmi ekzaminim që kap në fillesë sëmundjet e arterieve koronare. Diagnostikimi i hershëm, thekson Dr. Diamant Lulaj, kardiolog invaziv në Spitalin Amerikan 3, ndihmon në trajtimin e hershëm të tyre duke shmangur rëndimin e gjendjes dhe fatalitetet.
Dr. Diamant Lulaj: “Angioskaneri koronar është një test diagnostik imazherik i cili bën të mundur nëse kemi apo jo ngushtim të arterieve koronare. Testi është jo invaziv, pra nuk përdoret kateter si në koronatografi për të parë pemën koronare, por është një test i shpejtë i cili realizohet nëpërmjet vendosjes së një vigoni në venë dhe futjen e një lëngu kontrasti i cili ky lëng kontrast shkon tek arteriet koronare dhe na mundëson ne për të parë anatominë reale të lezioneve që mund të ndodhen brenda në arteriet koronare”.
Historia familjare, tensioni i lartë, duhan-pirja, mosha mbi 45 për meshkujt dhe mbi 55 për femrat apo obeziteti janë disa nga faktorët e rrezikut që i ndikojnë testin e skanerit të zemrës.
Dr. Diamant Lulaj: “Shpeshherë pacientët që kryejnë testin e biçikletës, mund të kemi një rezultat negativ të provës ushtrimore dhe kjo është gjë e mirë, por prova ushtrimore nuk na tregon, ekzaktësisht anatominë e arterieve koronare. Faktorët e riskut ndahen në dy kategori, të ndryshueshëm dhe të pandryshueshëm. Të pamodifikueshëm kemi moshën, gjininë dhe historinë familjare të cilët nuk i ndryshojmë dot. Faktorët e riskut të modifikueshëm fusim, duhanin, diabetin dhe kolesterolin e lartë, jetën sedentare dhe obezitetin”.
Gjithashtu, teknologjia e avancuar është thelbësore në diagnostikimin e saktë të sëmundjeve.
Në Spitalin Amerikan 3, skaneri është i gjeneratës së fundit, i pajisur me shumë detektorë, që bëjnë të mundur imazhe me cilësi shumë të lartë që garantojnë ekzaminimin optimal të arterieve koronare.



