Situata klimaterike/ Prurje 3 mijë metër kub për sekondë në liqenin e Fierzës

Zëvendëskryeministrja njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku informoi sot se kaskada ka pasur prurje që mund t’i quajmë rekord, pasi kemi arritur 3 mijë metër kub për sekondë në liqenin e Fierzës dhe 2500 metër kub për sekondë dhe në liqenin e  Komanit”.

Në fjalën e saj në mbledhjen e Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile, Balluku tha se “sipas raportimeve të orës 08:00 kuota ka arritur në 289.77 metra, prurjet kanë rënë 1500 m3 për sekondë, ndërkohë që nuk kemi vënë në punë asnjë nga agregatët duke ruajtur nivelin”.

“Sa i përket Komanit kuota ka arritur 173.27 metër kub prurjet në këto momente, 950 deri 500 m3 kub për sekondë, ndërkohë që kemi një agregat në punë.

Në Vaun e Dejës kuota ka arritur në 74.94 m prurjet janë 690 deri në 60 m3 për sekondë. Kemi prurje të kontrolluara pa asnjë problematikë për hapjen e portave, ndërkohë janë në punë të 5 agregatët”, theksoi Balluku.

Ministrja Balluku tha se “duke pasur parasysh edhe vazhdimësinë e kushteve atmosferike si Forcat e Armatosura ashtu edhe Aviacioni Civil kanë njoftuar që do të ketë reshje edhe sot, por janë reshje mesatare dhe prurje të ulëta.

Ne presim që gjatë mesnatës së sotme të ketë agravim të reshjeve, por kuotat na lejojnë që të menaxhojmë të gjithë situatën për të mos shkarkuar në mënyrë të pakontrolluar në fushë Shkodër”.

EMISIONET