Shqiptarët duan të ikin sërish, aplikimet për azil në gusht tejkalojnë nivelet e para pandemisë

Muajt e verës së këtij viti kanë regjistruar një rritje rekord të numrit të azilkërkuesve nga Shqipëria në Bashkimin Europian. Mbi 1400 shqiptarë kanë kërkuar azil vetëm gjatë gushtit, ndërsa vetëm 10 persona kanë marrë statusin e refugjatit. Ajo çka bie në sy është vendimarrja penalizuese për shumë prej këtyre kërkesave ndërkohë që mbi 1700 dosje mbahen pezull pa vendimarrje.

Numri i shqiptarëve që kërkuan azil në vendet e Bashkimit Europian ka shënuar rritje në muajt e verës të këtij viti.

Sipas statistikave të Zyrës Europiane të Azilantëve në muajin gusht aplikimet për azil arritën në mbi 1400, me një rritje prej 46% në krahasim me korrikun dhe më shumë se dyfishi në raport me muajin qershor.

Në gusht 2021 janë regjistruar 1 198 aplikime të reja dhe 234 përsëritje aplikimesh duke shënuar mbi 1 mijë raste më shumë. Në 2020-ën pandemia i frenoi përkohësisht aplikimet për shkak të karantinës dhe kufizimeve të udhëtimeve, por nuk i ndali tërësisht ato.

Referuar statistikave, për herë të parë në gati dy vjet, shqiptarët iu bashkuan 10 shteteve kryesore që aplikojnë për mbrojtje ndërkombëtare në vendet e BE.

Sipas viteve, numri më i madh i aplikimeve është shënuar në vitin 2016 me gati 31 mijë, në vitet e tjera shifrat kanë regjistruar një rënie. Këto të dhëna bëjnë të ditura se nga janari deri në gusht ka pasur 5 340 kërkesa për azil, nga të cilat 1 358 janë riaplikime.

Vetëm në muajin gusht rezulton se janë kthyer 468 vendime negative, ndërsa vetëm 10 persona kanë marrë statusin e refugjatit. Më shumë se 1700 çështje rezultojnë të lëna pezull prej më shumë se 6 muajsh.

Në raport me shtetet e tjera të rajonit shqiptarët mbajnë rekord për numrin e aplikimeve në muajin gusht, duke rezultuar gati katër herë më të larta sesa shteti i dytë pas nesh, që është Maqedonia e Veriut.

Më pas vjen Serbia me 330 aplikime, e ndjekur nga Bosnje-Hercegovina me 157, Kosova me 148 dhe Mali i Zi me 21 kërkesa për azil.


Shqiptarët duan të ikin sërish, aplikimet për azil në

Aplikimet për azil nga shtetasit shqiptarë në BE, sipas muajve, janar 2019-gusht 2021
Shqiptarët duan të ikin sërish, aplikimet për azil në
Aplikimet për azil nga rajoni në shtetet e BE-së, gusht 2021

 

Shqiptarët duan të ikin sërish, aplikimet për azil në
Kërkesat për azil në BE nga shtetas shqiptarë, sipas viteve

 

Shqiptarët duan të ikin sërish, aplikimet për azil në
Lejet e qëndrimit për herë të parë nga BE për vendet e rajonit, sipas viteve

EMISIONET