"S'doja të isha kaq gjatë në podium" Doli për të folur për revolucionin dixhital, Ahmetaj zihet ngushtë nga gazetarët. E pyesin për naftën e çmimet

Zv kryeministri Arben Ahmetaj doli sot paradite para gazetarëve për të njoftuar për vendimet që qeveria mori sot në mbledhjen e qeverisë.

E ndërsa foli për revolucionin dixhital dhe rindërtimin nuk kishte asnjë përgjigje konkretë për jetën sot të qytetarëve, kur çmimi I naftës është rritur në çmim rekord 258 lekë/ litër.

Ahmetaj iu shmang dhe nuk dha asnjë përgjigje konkrete nëse ai vetë e kishte mbyllur makinën në garazhd.

Duket se qeveria nuk ka ndërmend të heqë bordin që cakton çmimet nuk dihet për sa kohë si dhe të ulë tvsh e naftës

Arben Ahmetaj: Kaloi një vendim që ka formën e draft ligji për në parlament së shpejti që ka të bëjë me teknoparqet. Drafti I jep mundësi bizneseve e startapeve në sferën e inovacionit të krijojnë sipërmarrjen e tyre pa taksa dhe të mbështetura nga buxheti I shtetit aty ku mundet. Eshtë një koncept në vazhdim i parqeve teknologjike dhe ekonomike, ndërkohë është në themel të revolucionit dixhital që qeveria ka nisur para tre vitesh. Vjen në kohën e duhu dhe jam I bindur se parlamenti do ta mbështesë.

Pyetje: Kam lënë makinën dhe po lëviz me autobus, por autobusët nuk ndezin kondicionerët për të kursyer naftë. Ju me çfarë keni ardhur në punë?

Arben Ahmetaj: Nëse keni interes se çfarë bëjnë qytetarët, qeveria ka menduar para disa muajsh për ato paketa që janë sot publike. Shqipëria ka inflacionin më pak se rajoni ka të bëjë me mbështetjen që e ka qeveria, 6.2 kjo falë paketës mbështetëse në energji.

Është krizë globale dhe diskutimi është si të sigurohen rrugët e furnizimit të naftës. Është një krizë që nuk i dihet fundi dhe qeveria është e përgatitur hap pas hapi që të marrë

Pyetje: Kur do të pushojë së ekzistuari Bordi I transparencës?

Arben Ahmetaj: Qeveria punon çdo ditë.Sot morëm mbi 22 detyra për përballimin e krizës. Është një krizë e shkaktuar nga njeriu. Do të përdorim të gjitha instrumentet e duhura. Çdo instrument që funksionon për të monitoruar dhe frenuar me instrumentet e tregut dhe ato që ka administrate që të mos ketë abuzim do të vijojnë të funksionojnë.

Pyetje: Me rritjen e çmimit të naftës është rritur dhe arkëtimi, përfitimi I qeverisë nga tvsh. Sot qeveria merr 51.6 lekë, nga 36 lekë që arkëtonte më përpara. A ka menduar qeveria të ulë tvsh.

Arben Ahmetaj: Është pyetje e përsëritur dhe me të drejtë. Praktikisht unë do ta shpjegoj, ndjesë se nuk doja të isha kaq gjatë në këtë podium por meriton përgjigje. Konseguenca është se inflacioni dëmton të ardhurat e qytetarëve. Ajo që ju u referoheni se ka të ardhura nga tvsh, ka një reflektim tek të ardhurat e buxhetit, risku, prandaj qeveria I rri në kokë, është që inflacioni dhe çmimet fusin ekonominë në një qerthur negativ më vonë.
E dyta: Të gjitha të ardhurat shtesë duhet të gjykohen në hapësirën e një viti, se jemi vetëm tre muaj. Parashikojmë por nuk e dimë saktë çfarë do të ndodhë. Jemi të përgatitur që buxheti i shtetit të përballojë të gjithë detyrimet që ka me pensionistët, subvencionet që japim grupet sociale.

EMISIONET