Samiti i BE në Tiranë, Qeveria nuk bind me projekte, nuk merr asgjë nga fondi 500 mln euro
Bashkimi Europian akordoi në samitin e Tiranës të mbajtur më 6 dhjetor një paketë ndihme për energjinë me vlerë 1 miliardë euro për të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë, Serbinë, Bosnjën, Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Malin e Zi.
Sipas deklaratës zyrtare që lëshoi Brukseli menjëherë pas takimit paketa synon në adresimin e nevojave të menjëhershme, afatshkurtra dhe afatmesme në Ballkanin Perëndimor në kontekstin e krizës së vazhdueshme energjetike.
Me këtë mbështetje Komisioni Europian synon të ndihmojë partnerët e Ballkanit Perëndimor që të ulin varësinë nga lëndët djegëse fosile ruse, dekarbonizimi dhe të përmirësojnë sigurinë energjetike.
Nga granti 500 milionë euro Shqipëria përfiton 80 milionë euro.
Pjesa e dyte e paketës prej 500 milionë eurosh do të ndahet në tre drejtime, 170 mln euro investime, në të cilat Shqipëria nuk është kualifikuar me asnjë projekt, 100 milionë euro për eficencën e energjisë dhe 230 milionë euro garanci për sektorin privat.