Salmo*ela në kopshtin e Gramshit/ Paluka: Higjiena dhe përgatitja e ushqimit, e rëndësishme. Frigoriferi mund të ketë qenë...
Ekspertja, Pika e Kontaktit, EFSA, Valbona Paluka në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se higjiena dhe mënyra e përgatitjes së ushqimit është shumë e rëndëishme duke iu referuar rastit të helmimit të fëmijëve në një kopësht në Gramsh.
Paluka: Salmuneloza është një nga infeksionet biologjike që shkaktohet nga salmonela.
Shkaktohet nga ushqimet me prani ose nga ushqimet e kontaminuara.
Nëse flasim për ushqime direkt të konsumuara nga konsumatorët që në këtë rast janë fëmijët, këto janë mish i pa gatuar mirë.
Vezë e pa gatuar ose e butë.
Qumësht ose produkte të qumështit të pa pasterizuara.
Fruta dhe perime të palara. Frigoriferi vetë mund të ketë qenë frigorifer i papastruar, i pa higjenizuar i cili infekton çdo lloj produkti.
Higjiena dhe mënyra e përgatitjes së ushqimit është shumë e rëndësishme.
Gjithkund sot sheh një lloj pasigurie me salmonelën.

