Rritja e çmimit të pronave dhe apartamenteve nuk ndalet, ekspertja: Rritja pritet të vijojnë edhe në 2024-ën

Edhe pse ndërtimet e reja janë zvogëluar, ndryshe ndodh me çmimet e pronave të paluajtshme dhe apartamenteve, të cilat vijojnë të shtrenjtohen.

E ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” ekspertja e shitblerjes së pronave, Almeida Shtiza, u shpreh se çmimet e apartamenteve në tregun imobiliar shqiptar brenda një viti janë rritur me 18 deri në 20 përqind ndërsa shtoi se rritja poritet të vijojë edhe gjatë vitit 2024.

Në këtë linjë janë dhe çmimeve e qirave, të cilat sipas Shtizës janë rritur edhe për shkak të prenotimeve online të tyre nga shtetas të huaj që vizitojnë Shqipërisë, apo edhe atyre që jetojnë e punojnë në vendin tonë.

lili saraçi almeida shtiza

EMISIONET