Rritja e çmimeve, Zusi: Shkak bursa ndërkombëtare, vendi ynë të ndjek strategji, të shfrytëzoj pasuritë natyrore

Eksperti i ekonomisë, Alban Zusi, është shprehur se një shkaqet e rritjes së karburanteve në vendin tonë është bursa ndërkombëtare.

Në një intervistë për Ora Neës, u shpreh  se nëse nafta e cila shitet bruto në vendet e huaja, do të përpunohej në vendin tonë, Shqipëria nuk do të ndikohej nga bursa.

Alban Zusi: Përgjigjen sepse po rriten çmimet e naftës e kemi te bursa ndërkombëtare, të cilën nuk e kontrollojmë dot ne. Ajo që na intereson ne është se a ka ndonjë mundësi për ta frenuar, ose për ta bërë sa më pak të ndjeshme këtë rritje galopante të çmimit të karburanteve që po arrin në nivele historike.

Nëse nafta nuk do shitej dhe do përpunohej brenda vendit dhe për ta përdorur brenda vedit këtë naftë, do ishim të paimpaktuar nga bursat ndërkombëtare.

Ai theksoi se vendi ynë duhet të ndjekë një strategji kombëtare që të shfrytëzoj pasuritë natyrore që na ofron natyra, siç është dhe nafta.

Alban Zusi: Ky është një arsyetim i vlefshëm dhe ka vend për të marrë gjithë vëmendjen e nevojshme të qeverisë dhe duhet të ketë një konsensus kombëtar se si duhet të veprojë me pasuri natyrore të karakterit strategjik siç është karbuaranti, në mënyrë të tillë që jo vetëm ti përdorim maksimalisht këto të mira natyrore që na ka dhënë perëndia por edhe t’I përdorim në avantazh konkurrues në situate të tilla sikur ajo që po kalojmë.

Vendi ynë duhet të ndjekë një strategji kombëtare për ta bërë këtë pasuri në shfrytëzim dhe në përdorim të qytetarëve shqiptarë.

Intervistoi Anila Zyberaj, përgatiti Anila Kolgjini.

EMISIONET