Resuli: Urdhëri Profesional i Mjekut veterinar në themel ka mbikëqyrjen e standarteve të veterinerëve

Ervin Resuli, President, Urdhëri i Mjekut Veterinar të Shqipërisë i ftuar në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se Urdhëri profesional i mjekut veterinar në themelin e saj ka mbikëqyrjen dhe rritjen e standarteve të veterinerëve.

Resuli: Ne dje kemi festuar 10 vjet eksperiencë institucionale.

10 vjet sfida dhe arritje.

10 vjet bashkëpunime me faktorë të brendshëm e të jashtëm.

10 vjet miq e eksperiencë ndërkombëtare.

Urdhri profesional i mjekut veterinar në themelin e saj ka mbikëqyrjen e standarteve por edhe rritjen e standarteve të veterinerëve nëpërmjet trajnimeve.

Dhe këtë e ka treguar më së miri në këto 10 vjet duke sjellë ekspertë nga më të ndryshmit nga Europa dhe më gjerë.

Të cilët kanë bërë konferenca dhe trajnime duke sjellë më të fundit të shkencës veterinare për veterinerët e praktikës.

 

EMISIONET