Raporti i FMN-së për Shqipërinë për vitin 2024: Ekonomia në rritje, sektori i turizmit në lulëzim

Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka publikuar raportin për Shqipërinë për vitin 2024.
Sipas raportit ekonomia shqiptare ka patur një ecuri të fortë si rezultat i një sektori turistik në lulëzim.
“Ekonomia shqiptare është kthyer në një ecuri të fortë gjatë viteve të fundit, e mbështetur nga politika të kujdesshme makroekonomike.
Prodhimi tani është shumë më i lartë se tendenca e tij para pandemisë falë një sektori turistik në lulëzim.
Politikat e kujdesshme fiskale kontribuan në një reduktim të dukshëm të borxhit publik, ndërkohë që politika monetare proaktive, rënia e çmimeve globale të mallrave dhe mbiçmimi i lekut kanë lehtësuar disinflacionin.
Mosbalancimet e jashtme janë tkurrur ndjeshëm.
Perspektivat e rritjes pritet të mbeten të qëndrueshme.
Pas një zgjerimi prej 3.9 përqind në vitin 2023, rritja reale e PBB-së parashikohet të jetë mesatarisht rreth 3½ përqind në 2024–2029, e nxitur nga konsumi i brendshëm, turizmi dhe aktiviteti i ndërtimit”, thuhet në raport.


