Rama: Aksi rrugor Kombinat-Plepa, nxitje ekonomike e turistike për zonën

Rama: Aksi rrugor Kombinat-Plepa, nxitje ekonomike e turistike për

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kantierii i aksit rrugor Kombinat-Ndroq-Plepa.

Kreu i qeverisë u shpreh se ky është një tjetër projekt i rëndësishëm infrastrukturor që tanimë po merr jetë, për t’i dhënë një impuls të ri zhvillimit ekonomik e turistik të kësaj zone, si edhe për të lehtësuar qarkullimin në metropolin Tiranë-Durrës.

Në kantierin për rehabilitimin e aksit rrugor Kombinat-Ndroq-Plepa, loti 1, janë realizuar afro 25% e punimeve fizike.

Ky lot ka një gjatësi prej 4,8 kilometrash, ndërsa projekti parashikon kthimin e këtij aksi në parametrat e kategorisë C.

Zona që shtrihet përgjatë këtij aksi ofron mundësi të shumta për zhvillimin e agroturizmit dhe me rehabilitimin e këtij aksi, pritet që ky sektor të marrë një zhvillim edhe më të madh.

Aksi rrugor Kombinat-Ndroq-Plepa ka një gjatësi prej 27,4 kilometra.

EMISIONET