Qosja: Ka nevojë për një ndërgjegjësim më të madh për benefitet që ofrojnë lëvizjet sindikaliste
Ditën e djeshme u kremtua 1 maji, ajo që njihet edhe si Dita e Punëtorëve, por edhe pak ditë më parë më 28 Prill u shënua “Dita Ndërkombëtare e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë”, e në veçanti “Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të punëtorëve që janë aksidentuar me vdekje ose jo”, e organizuar në të gjithë botën nga lëvizja sindikaliste që nga viti 1996.
Por si e gjetën punëtorin shqiptar këto dy data?
Kjo ishte tema e diskutimit të kësaj të premteje në emisionin “Alert” në Ora News”, ku e ftuar nga moderatori Granit Sokolaj ishte Irida Qosja, Zv.Kryeinspektore e Përgjithshme në ISHPSHSH.
“Të gjithë po flasin këto ditë për sindikalizmin dhe kuptohen qartë efektet që ka një sindikalizëm i mirë dhe sipas ligjit.
Patjetër që ka nevojë për një ndërgjegjësim të madh për benefitet që ofrojnë lëvizjet sindikaliste, kështu që ndoshta mendoj se ka shumë punë për të bërë, por është një model që ka frytet e tij, por është një dinamikë që përfundon këtu, dhe këtë e vërejmë edhe ne si institucion”, u shpreh ndër të tjera Irida Qosja.
NDIQNI MË POSHTË EMISIONIN E PLOTË “ALERT” NË “ORA NEWS”


