Qeveria miraton ndërtimin e dy centraleve gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike në Fier

Qeveria miraton ndërtimin e dy centraleve gjenerues të energjisë

Qeveria miratoi në mbledhjen e sotme ndërtimin e dy centraleve gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, që nuk janë objekt koncesioni, përkatësisht në fshatin Sheq Marinas, Bashkia Fier, nga shoqëria “Albania power core”, sh.p.k dhe në fshati Povelçë, njësia administrative Dërmenas, Bashkia Fier, nga shoqëria “Alb Sunergy”.

Sipas vendimit relacionit që shoqëron këtë vendim, kapaciteti i instaluar i centralit fotovoltaik në fshatin Sheq Marinas është 40.56 MW; ndërsa ai në fshati Povelçë, 30 MW.

Afati i pritshëm i vënies në punë dhe pajisja me leje ndërtimi: koha për ndërtimin, pajisjen me lejen e ndërtimit dhe vënien në operim të impiantit fotovoltaik në në fshatin Sheq Marinas do të jetë brenda 36 muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi; ndërsa ai në fshati Povelçë do të ketë një afat prej 60 muajve, operimi i tyre zgjat 49 vjet nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore kanë të drejtë të ushtrojnë mbikëqyrje të përgjithshme me afate 3-mujore gjatë realizimit, vënies në punë dhe operimit, me synim që të verifikojnë se ecuria e punimeve, cilësia, konformiteti dhe operimi janë në përputhje me programin e përgjithshëm të realizimit e dokumentacionin e dy projekteve.

Sipas këtij vendimi shoqëritë duhet të dorëzojnë sigurimin e kontratës, në masën jo më pak se 5% të vlerës së investimit, përpara nënshkrimit të kontratës ndërmjet shoqërive përkatëse me ministrinë. Në këtë kontratë përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e palëve për realizimin e këtij projekti, penalitetet, në rast mosrealizimi, si dhe çështje të tjera që lidhen me zbatimin e saj; t’i japë falas, në formë “royalty”, ministrisë përgjegjëse për energjinë sasinë e energjisë elektrike, në masën 2 (dy) % të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike ose konvertimin e saj në vlerë monetare. Në rast konvertimi në vlerë monetare, shuma duhet të derdhet tërësisht në buxhetin e shtetit; të përmbushë kërkesën, sipas rastit, që një pjesë e prodhimit të burimit gjenerues të energjisë t’i shitet furnizuesit publik, sipas legjislacionit në fuqi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

EMISIONET