Pushimet verore dhe portofoli/ Meka: Kemi një rritje të lëvizjes nga të huajt por edhe shqiptarëve

Pushimet verore dhe portofoli/ Meka: Kemi një rritje të lëvizjes

Gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë në "Ora News", eksperti i ekonomisë Elvin Meka komentoi mbi ndikimin ekonomik të turizmit, duke vënë theksin te rritja e shpenzimeve nga ana e qytetarëve shqiptarë në gjysmën e parë të vitit 2025

" Fakt është që edhe në qershorin e vitit 2025 krahasuar me vitin 2024 qoftë edhe si vit por edhe si pjesë e 6 mujorshit të parë vihet re një rritje e shpenzimeve nga ana e shqiptarëve, ne qoftë se flasim për pjesën konsumatore shqiptare.

Vihet re një rritje relativ e shpenzimeve, pra shqiptarët kanë shpenzuar relativizht më shumë për turizëm dhe ne e masim kryeshisht me atë se çfarë shqiptarët shpenzojnë jashtë, por nuk duhet harrar fakti se një pjesë e vogël e shpenzimeve përsa i përket turizmit harxhohet në Shqipëri.

Ajo çka është më e dukshme është rritja e shpenzimeve të konsumatorit ose klientëve shqiptarë ose turistëve shqiptarë jashtë Shqipërisë", u shpreh Meka.

 

EMISIONET