Punëtorë importi për turistë të huaj, bizneset në Durrës kanë marrë punonjës nga rajoni, Bangladeshi, Filipinet dhe India

Teksa na ndajnë pak javë nga nisja e sezonit turistike në vendin tonë, në Durrës bizneset po hasin vështirësi në gjetjen e punonjësve të kualifikuar. Në këto kushte, vendet e rajonit por edhe bota janë zgjidhja e vetme për bizneset. Ndërkohë rritja e çmimeve dhe lufta në Ukrainë do të prekin turizmin këtë vit.

Teksa bizneset në Durrës kanë nisur përgatitjet për sezonin turistik, edhe këtë vit do të ketë mungesa të theksuara sa i përket fuqisë punëtore.

Alban Isteri nga Dhoma e Tregtisë në Durrës thotë se e gjithë industria e turizmit në Durrës po vuan për punonjës të kualifikuar.

“Njësia kryesore është mungesa e fuqisë punëtore, ka problematika të mëdhaja përsa i përket fuqisë punëtore vendase.”

Në kushtet kur mungojnë këta punonjës, biznesi i ka kthyer sytë nga vendet e rajonit, por edhe më larg Filipine dhe India.

“Nga shtetet rreth e qark, siç mund të jetë Maqedonia,Kosova, Serbia,Turqia apo dhe vendet e tjera por edhe nga vende më larg siç mund të jenë vende Filipine dhe India.”

Rritja e çmimeve e për pasojë rritja e paketave turistike, është një tjetër sfidë me të cilën do të përballet turizmin në Durrës këtë sezon.

“Problematikë tjetër luhatja e çmimeve të produkteve ushqimore shërbimeve përgjithësi, çmimet e karburantit.”

Rreth 80 mijë ukrainas që ishin në Durrës vitin e kaluar pritet të mungojnë këtë vit në qytetin bregdetar për shkak të luftës, por turistët nga vendet tjera të lindjes dhe vendet nordike pritet që të jenë në shifra ndër më të lartat.

Punëtorë importi për turistë të huaj, bizneset

EMISIONET